Përkthyes frëngjisht–shqip i licensuar në Francë
Ofrojmë shërbime profesionale përkthimi nga shqip në frëngjisht dhe nga frëngjisht në shqip, të licensuara dhe të pranuara nga administratat franceze.
Jam përkthyes i licensuar shqip–frëngjisht me eksperiencë dhe njohje zyrtare nga Gjykatat e Apelit në Francë. Ofroj përkthime të licensuara për dokumente ligjore, administrative, akademike dhe personale. Përkthimet janë të pranuara nga institucionet franceze dhe ndërkombëtare. Shërbime të shpejta, të besueshme dhe profesionale për klientët në Francë, Shqipëri dhe Kosovë.
Shërbime
Ekspert përkthyes i licensuar pranë Gjykatës së Apelit. Ofron përkthime të çertifikuara shqip–frëngjisht për dokumente zyrtare dhe interpretime juridike në Francë, Kosovë dhe Shqipëri. Përkthime ligjore, administrative, akademike dhe personale – të shpejta, të njohura dhe të besueshme.
Përkthime Zyrtare dhe Legalizim me Apostille
Certifikata lindjeje, martese, vdekjeje, diploma, certifikata dhe dokumente noteriale, si dhe dokumente ndërkombëtare që përputhen me standardet ligjore. Përkthime të njohura nga institucionet franceze dhe ambasadat.
Përkthime Juridike dhe Administrative në Francë
Gjykime, kontrata, dosje penale, lejet e drejtimit, dokumentet për procedurat administrative dhe komunikimet zyrtare. Përkthime të çertifikuara për përdorim në gjykata, ambasada dhe institucione shtetërore në Francë dhe Kosovë.
Interpretim Gjuhësor për Dokumente dhe Gjykata
Asistencë gjatë gjyqeve, seancave dëgjimore dhe mbledhjeve zyrtare me interpretim të licensuar. Shoqërim gjuhësor në takime me avokatë, noterë apo administratë publike. Interpretim i saktë dhe profesional në shqip-frëngjisht për çdo situatë zyrtare.
4 hapat për të marrë përkthimin tuaj të licensuar në Francë
Kontakt fillestar
Takim me telefon, e-mail ose mesazh për të diskutuar nevojat tuaja dhe llojin e dokumentit për përkthim të çertifikuar.
Dërgimi i dokumenteve
Dërgimi i dokumenteve të skanuara përmes e-mailit ose me postë në adresën:
mirsad.durmishi.traduction@gmail.com
Procesi i përkthimit të shpejtë dhe të çertifikuar
Përkthimi realizohet me saktësi dhe shpejtësi, në përputhje me kërkesat ligjore dhe afatet e dakorduara.
Marrja e përkthimit
Përkthimi i çertifikuar ju dërgohet me postë të regjistruar ose përmes e-mailit sipas formatit që preferoni.
Partner i besueshëm i institucioneve gjyqësore në Francë
Jemi krenarë që jemi partnerë të sistemit gjyqësor francez, duke ofruar shërbime përkthimi të çertifikuara të njohura dhe te pranuara nga gjykatat dhe institucionet zyrtare.
Përkthyes i licensuar Shqip–Frëngjisht pranë Gjykatës së Apelit në Francë
Ofron përkthime të licensuara në shqip–frëngjisht për të gjitha llojet e dokumenteve shqiptare ose kosovare, të përputhshme me standardet ligjore në fuqi në Francë. Përkthimi kryhet nga një përkthyes i licensuar zyrtarisht pranë Gjykatës së Apelit/
Përkthimi i licensuar garanton saktësinë, vërtetësinë dhe vlefshmërinë ligjore të dokumenteve të huaja, duke qenë i domosdoshëm për procedura ligjore, administrative, akademike apo personale. Ai pranohet nga institucionet franceze dhe ndërkombëtare.
Shërbime të disponueshme në Francë, Shqipëri dhe Kosovë.
Për të marrë një ofertë ose informacion të personalizuar, mos hezitoni të na kontaktoni :
Na kontaktoni për përkthime të licensuar në shqip–frëngjisht
Për çdo kërkesë për përkthim të licensuar shqip–frëngjisht, plotësoni formularin më poshtë ose na kontaktoni drejtpërdrejt. Ofron përkthime të sakta, të njohura ligjërisht dhe të pranuara nga autoritetet në Francë, Kosovë dhe Shqipëri.
✔️ Përgjigje brenda 24 orëve – Shërbim profesional & konfidencial
Dërgim i përkthimeve të licensuar me postë ose email
Çmime të arsyeshme dhe oferta të personalizuara për çdo përkthim
Përkthime të njohura zyrtarisht në Francë, Shqipëri dhe Kosovë
Pyetje të shpeshta : Përkthim shqip–frëngjisht
Kush është përkthyesi i certifikuar shqip–frëngjisht?
Jam përkthyes i certifikuar pranë Gjykatës së Apelit, i specializuar në përkthime zyrtare shqip–frëngjisht për dokumente juridike, administrative dhe personale. Përkthimet janë të vlefshme dhe të pranuara nga autoritetet në Francë, si dhe nga institucione në Kosovë dhe Shqipëri.
Cilat shërbime përkthimi ofroni?
Ofroj:
•përkthim të certifikuar shqip–frëngjisht
•përkthime për procedura azili (OFPRA / CNDA)
•përkthime për prefektura dhe gjykata
•përkthime dokumentesh akademike dhe personale
Çdo dokument trajtohet me profesionalizëm dhe konfidencialitet të plotë
Sa kohë zgjat një përkthim i certifikuar?
Afati standard është 24–48 orë, në varësi të numrit të faqeve dhe kompleksitetit të dokumentit. Në raste urgjente, ofrohet shërbim ekspres për procedura administrative ose gjyqësore.
A mund t’i dërgoj dokumentet nga distanca?
Po. Dokumentet mund të dërgohen me e-mail ose WhatsApp nga Franca, Kosova, Shqipëria apo Zvicra. Përkthimi i certifikuar dorëzohet në format PDF ose në version fizik sipas kërkesës.
Kërkoni një përkthyes të licensuar shqip–frëngjisht në nji qytet tjeter ?
Zgjidhni qytetin tuaj për të zbuluar shërbimet lokale.






