Përkthim i dokumenteve zyrtare në frëngjisht

Çdo dokument zyrtar i lëshuar në Shqipëri ose në Kosovë ka nevojë për përkthim të betuar për t'u njohur nga administratat franceze. Ne përkthejmë të gjitha llojet e dokumenteve zyrtare me saktësi të plotë dhe me vlerë ligjore, pranë çdo procedure zyrtare në Francë.

Dokumentet që përkthejmë

  • Certifikata lindjeje, martesash dhe vdekjeje
  • Patenta dhe dokumente automjeti
  • Diploma, certifikata shkollimi dhe profesionale
  • Certifikata gjyqësore (nota penale)
  • Vendime gjyqësore dhe akte noteriale
  • Pasaporta dhe dokumente identiteti
  • Kontrata, fuqizime (procuration) dhe deklarata zyrtare

Përkthyes i betuar pranë Gjykatës së Apelit të Bourges

Çdo përkthim kalon nga kontroll i plotë i terminologjisë ligjore dhe Administrative. Përkthimi dorëzohet me vulën dhe nënshkrimin e përkthyesit të betuar, në formatin që kërkojnë institucionet franceze.

«Përkthimet kryhen nga një përkthyes i betuar pranë Gjykatës së Apelit të Bourges në Francë dhe janë të destinuara për përdorim në procedurat zyrtare pranë institucioneve franceze.»

Përkthimet e betuara pranohen nga të gjitha administratat franceze – prefekturat, bashkitë, gjykatat, OFPRA, CNDA, OFII dhe organet e tjera zyrtare – pa marrë parasysh kërkesat e veçanta të secilit organ.

Përse të zgjidhni shërbimin tonë?

  • Saktësi e plotë në terminologjinë ligjore dhe administrative
  • Konfidencialitet i garantuar për të gjitha dokumentet tuaja
  • Dorëzim i shpejtë: oferta brenda 24 orëve, përkthimi brenda 24–48 orëve
  • Çmime të qarta dhe të parashikueshme, pa kosto të fshehura
  • Servis i plotë në internet, i disponueshëm në të gjithë Francën

Si të merrni ofertën tuaj?

Dërgoni skedarin ose foton e dokumentit përmes formularit në kryefaqje ose në faqen e kontaktit. Do të merrni një ofertë të qartë çmimi brenda 24 orëve, pa detyrim.

Kërkoni një ofertë

Artikuj të ngjashëm

Kryefaqja  ·  Services  ·  Kontakt
fr_FRFR