Ofrojmë shërbime përkthimi shqip - frëngjisht të certifikuara në STRASBOURG

Përkthimet tona përdoren rregullisht pranë prefekturës së Bas-Rhin,
gjykatave, noterëve, bashkive dhe institucioneve administrative në rajonin Grand Est.

Jam përkthyes i certifikuar shqip–frëngjisht me eksperiencë dhe njohje zyrtare nga gjykatat në Francë. Ofrroj përkthime të certifikuara për dokumente ligjore, administrative, akademike dhe personale.

Përkthimet janë të besueshme, të shpejta dhe të pranuara nga institucionet franceze dhe ndërkombëtare, për klientë në Francë, Shqipëri dhe Kosovë.

Përkthim i certifikuar shqip–frëngjisht në Strasbourg për dokumente zyrtare

Ekspert përkthyes i certifikuar pranë Gjykatës së Apelit.

Ofron përkthime të certifikuara shqip–frëngjisht për dokumente zyrtare, si dhe shërbime juridike dhe administrative në Strasbourg dhe rajonin Grand Est.

Përkthime të sakta, të shpejta dhe të pranuara nga autoritetet franceze.

Përkthime Zyrtare dhe Legalizim me Apostille

Certifikata lindjeje, martese, vdekjeje, diploma, dokumente noteriale dhe çdo dokument zyrtar për përdorim në Francë dhe jashtë saj. Përkthime në përputhje me standardet ligjore, të pranuara nga institucionet franceze, prefekturat dhe ambasadat.

Përkthime Juridike dhe Administrative në Strasbourg

Vendime gjyqësore, kontrata, dosje penale, leje qëndrimi, dokumente për procedura administrative dhe komunikime zyrtare. Përkthime të certifikuara për përdorim në gjykata, institucione shtetërore dhe administrata publike në rajonin Grand Est.

INTERPRETIM GJUHËSOR

Asistencë gjatë seancave gjyqësore, takimeve administrative dhe mbledhjeve zyrtare me interpretim të certifikuar.
Shoqërim gjuhësor profesional pranë avokatëve, noterëve dhe institucioneve publike në Strasbourg dhe rrethinat.

4 hapat për të marrë përkthimin tuaj të çertifikuar në Strasbourg

Kontakt fillestar

Na kontaktoni me telefon, e-mail ose mesazh për të diskutuar nevojat tuaja dhe llojin e dokumentit për përkthim të certifikuar në Strasboiurg.

.

Dërgimi i dokumenteve

Dërgoni dokumentet e skanuara me e-mail ose foto të qarta.
Dokumentet mund të dërgohen lehtësisht në adresën:
mirsaddurmishi.traduction@gmail.com

Procesi i përkthimit të shpejtë dhe të çertifikuar

Përkthimi realizohet nga përkthyes i certifikuar shqip–frëngjisht,
në përputhje me kërkesat ligjore në fuqi në Francë dhe afatet e dakorduara.

Marrja e përkthimit

Përkthimi i certifikuar ju dorëzohet sipas preferencës suaj:
me e-mail (format PDF) ose me postë të regjistruar në Strasbourg.

Partner i besueshëm i institucioneve gjyqësore në Strasbourg

Jemi krenarë që jemi partnerë të sistemit gjyqësor francez, duke ofruar shërbime përkthimi të çertifikuara të njohura nga gjykatat dhe institucionet zyrtare.

Përkthyes i Çertifikuar Shqip–Frëngjisht pranë Gjykatës së Apelit në Francë

Ofron përkthime të çertifikuara në shqip–frëngjisht për të gjitha llojet e dokumenteve shqiptare ose kosovare, të përputhshme me standardet ligjore në fuqi në Francë. Përkthimi kryhet nga një përkthyes i çertifikuar zyrtarisht pranë Gjykatës së Apelit/

Përkthimi i çertifikuar garanton saktësinë, vërtetësinë dhe vlefshmërinë ligjore të dokumenteve të huaja, duke qenë i domosdoshëm për procedura ligjore, administrative, akademike apo personale. Ai pranohet nga institucionet franceze dhe ndërkombëtare.

Shërbime të disponueshme në Francë, Shqipëri dhe Kosovë.

Për të marrë një ofertë ose informacion të personalizuar, mos hezitoni të na kontaktoni :

Përkthim i certifikuar shqip–frëngjisht në Strasbourg me vulë zyrtare

NA KONTAKTONI NË STRASBOURG PËR PËRKTHIME TË CERTIFIKUARA NË SHQIP–FRËNGJISHT

Për çdo kërkesë për përkthim të certifikuar shqip–frëngjisht në Strasbourg,
mund të na kontaktoni drejtpërdrejt ose të plotësoni formularin më poshtë.
Ofron përkthime të sakta, të njohura ligjërisht dhe të pranuara nga autoritetet franceze në Strasbourg dhe në Francë.

Dërgim i përkthimeve të certifikuara në Strasbourg me postë të regjistruar ose me e-mail

Çmime të arsyeshme dhe oferta të personalizuara për çdo përkthim në Strasbourg

Përkthime të njohura zyrtarisht në Strasbourg, Francë, Shqipëri dhe Kosovë

Kërkoni një përkthyes të licensuar shqip–frëngjisht në nji qytet tjeter ?

Zgjidhni qytetin tuaj për të zbuluar shërbimet lokale.

Pyetje të shpeshta : Përkthim shqip–frëngjisht në Metz​

Strasbourg është qytet me rëndësi të veçantë për shkak të pranisë së institucioneve evropiane. Përkthimet e certifikuara shqip–frëngjisht që realizohen sipas standardeve ligjore franceze mund të përdoren për procedura administrative dhe juridike në nivel kombëtar dhe, në varësi të rastit, për dokumente që kërkohen nga institucione me seli në Strasbourg. Për përdorim pranë organeve evropiane ose ndërkombëtare, mund të nevojiten formalitete shtesë (si apostille), dhe ne ju udhëzojmë sipas rastit konkret.

Nëse planifikoni martesë civile në Strasbourg ose regjistrim të dokumenteve civile, shpesh kërkohen përkthime të certifikuara të certifikatave të lindjes, dokumenteve familjare ose vendimeve të mëparshme (p.sh. divorc). Dokumentet në shqip duhet të përkthehen në frëngjisht nga përkthyes i betuar për t’u pranuar nga administrata lokale. Përkthimi përgatitet me terminologji të saktë juridike dhe dorëzohet brenda afatit të kërkuar nga bashkia ose gjykata.

Po. Strasbourg është qytet universitar dhe shumë studentë nga Kosova, Shqipëria apo diaspora kanë nevojë për përkthim të diplomave, transkripteve dhe dokumenteve akademike. Për regjistrim në universitete ose për njohje diplome, dokumentet duhet të jenë të përkthyera në mënyrë zyrtare. Ne sigurojmë përkthime të sakta dhe të pranuara nga institucionet akademike në Strasbourg dhe në rajonin Grand Est.

Edhe pse shërbimi ofrohet për klientë në Strasbourg dhe Bas-Rhin, përkthimet e certifikuara janë të vlefshme në të gjithë territorin francez. Ato pranohen nga prefekturat, gjykatat dhe administratat publike në çdo qytet të Francës. Kjo do të thotë që një dokument i përkthyer për përdorim në Strasbourg mund të përdoret edhe në Paris, Lyon, Marseille ose në çdo rajon tjetër, sipas nevojës suaj administrative.

sqSQ