Përkthime të licensuara frëngjisht për OFPRA
Ofron përkthime të licensuara shqip–frëngjisht të dedikuara posaçërisht për procedurat pranë OFPRA (Office français de protection des réfugiés et apatrides).
Këto përkthime janë të domosdoshme për shqyrtimin e kërkesës për azil në Francë dhe pranohen nga autoritetet franceze.
Të gjitha përkthimet realizohen nga një përkthyes i licensuar pranë Gjykatës së Apelit, me vulë dhe nënshkrim zyrtar, në përputhje me kërkesat ligjore franceze.
Procedura e azilit tek OFPRA
Gjatë procedurës së azilit, OFPRA kërkon që çdo dokument i paraqitur në një gjuhë të huaj të shoqërohet me përkthim zyrtar në frëngjisht.
Dokumentet e përkthyera përdoren për:
vlerësimin e historisë personale,
verifikimin e identitetit,
analizimin e provave administrative, juridike apo personale,
marrjen e vendimit për njohjen ose refuzimin e statusit të mbrojtjes.
Një përkthim i pasaktë ose jo i certifikuar mund të dobësojë dosjen tuaj ose të shkaktojë vonesa në procedurë.
Dokumentat që përkthehen më shpesh për OFPRA
Përkthime të rregullta përfshijnë:
certifikatë lindjeje
certifikatë martese ose divorci
certifikatë familjare
dokumente identiteti (pasaportë, letërnjoftim)
vendime gjyqësore
dokumente policore ose penale
dokumente që vërtetojnë përndjekje, kërcënime apo rreziqe personale
dokumente administrative nga bashkitë ose institucionet shtetërore
dokumente mjekësore (kur kërkohen nga dosja)
çdo dokument tjetër mbështetës për kërkesën e azilit
NA KONTAKTONI PËR PËRKTHIME TË LICENSUARA PËR DOSJET OFPRA (SHQIP–FRËNGJISHT)
Për çdo kërkesë për përkthim të certifikuar të dokumenteve për OFPRA, mund të na kontaktoni drejtpërdrejt ose të plotësoni formularin më poshtë.
Ofrojmë përkthime të sakta, ligjërisht të vlefshme dhe të përputhura me kërkesat e OFPRA-s dhe autoriteteve franceze, të domosdoshme për procedurën e azilit në Francë.
Dërgim i dokumenteve për OFPRA me e-mail, WhatsApp ose me post
Dërgim i dokumenteve për OFPRA me e-mail, WhatsApp ose me post
Dokumentet për dosjen e azilit dërgohen në mënyrë të sigurt në distancë, pa nevojë për paraqitje fizike.
Çmime të qarta dhe ofertë e personalizuar
për çdo dosje OFPRA
Çmime të qarta dhe ofertë e personalizuar për çdo dosje OFPRA
Tarifat përcaktohen sipas numrit të faqeve dhe urgjencës së procedurës së azilit.
Përkthime të pranuara zyrtarisht
nga OFPRA dhe autoritetet franceze
Përkthime të pranuara zyrtarisht nga OFPRA dhe autoritetet franceze
Përkthime të certifikuara, të përputhura me kërkesat e OFPRA-s, CNDA-s dhe institucioneve publike në Francë.
Pyetje të shpeshta : Përkthim shqip–frëngjisht për OFPRA
A janë të detyrueshme përkthimet e certifikuara për OFPRA?
Po. OFPRA kërkon që çdo dokument në gjuhë të huaj të shoqërohet me përkthim të certifikuar në frëngjisht, të realizuar nga një përkthyes i betuar. Pa përkthim zyrtar, dokumentet mund të mos merren në konsideratë gjatë shqyrtimit të kërkesës për azil.
Cilat dokumente duhet të përkthehen për dosjen e azilit pranë OFPRA?
Dokumentet që përkthehen më shpesh për OFPRA janë:
•certifikata lindjeje, martese ose divorci
•pasaporta dhe karta identiteti
•vendime gjyqësore ose dokumente policore
•prova të kërcënimeve ose persekutimit
•dokumente mjekësore
•çdo dokument mbështetës për kërkesën e azilit
Çdo dokument në gjuhë të huaj duhet të përkthehet në frëngjisht.
Sa kohë zgjat përkthimi për OFPRA?
Afati standard i përkthimit është 24–48 orë, në varësi të numrit të faqeve.
Në raste urgjente (afat OFPRA ose CNDA), ofrohet edhe përkthim ekspres.
A pranohen përkthimet nga OFPRA dhe CNDA?
Po. Përkthimet realizohen nga përkthyes i betuar, me vulë dhe nënshkrim zyrtar.
Ato janë në përputhje me kërkesat e OFPRA-s, CNDA-s dhe autoriteteve franceze.
Kërkoni një përkthyes të licensuar shqip–frëngjisht në nji qytet tjeter ?
Zgjidhni qytetin tuaj për të zbuluar shërbimet lokale.






