Përkthim Shqip - Frëngjisht i Licensuar në Paris

Ofrojmë shërbime përkthimi shqip–frëngjisht të licensuara në Paris, të pranuara nga autoritetet franceze dhe institucionet publike.

Përkthimet pranohen nga prefekturat e Parisit,
gjykatat, noterët, bashkitë dhe institucionet administrative në Île-de-France.

Jam përkthyes i licensuar shqip–frëngjisht me eksperiencë dhe njohje zyrtare nga Gjykatat e Apelit në Francë. Ofroj përkthime të çertifikuara për dokumente ligjore, administrative, akademike dhe personale. Përkthimet janë të pranuara nga institucionet franceze dhe ndërkombëtare. Shërbime të shpejta, të besueshme dhe profesionale për klientët në Francë, Shqipëri dhe Kosovë.

Përkthyes i certifikuar shqip–frëngjisht në Paris për dokumente zyrtare dhe ligjore

Përkthime Juridike dhe Administrative Në Paris

Ekspert përkthyes i certifikuar pranë Gjykatës së Apelit.
Ofron përkthime të licensuara shqip–frëngjisht për dokumente zyrtare dhe shërbime juridike e administrative në Paris dhe rajonin Île-de-France.

Përkthime të sakta, të shpejta dhe të pranuara nga autoritetet franceze.

Përkthime Zyrtare dhe Legalizim me Apostille

Certifikata lindjeje, martese, vdekjeje, diploma, certifikata dhe dokumente noteriale, si dhe dokumente ndërkombëtare që përputhen me standardet ligjore. Përkthime të njohura nga institucionet franceze dhe ambasadat.

Përkthime Juridike dhe Administrative në Paris

Gjykime, kontrata, dosje penale, lejet e drejtimit, dokumentet për procedurat administrative dhe komunikimet zyrtare. Përkthime të licensuara për përdorim në gjykata, ambasada dhe institucione shtetërore në Francë dhe Kosovë.

Interpretim Gjuhësor për Dokumente dhe Gjykata

Asistencë gjatë gjyqeve, seancave dëgjimore dhe mbledhjeve zyrtare me interpretim të çertifikuar. Shoqërim gjuhësor në takime me avokatë, noterë apo administratë publike. Interpretim i saktë dhe profesional në shqip-frëngjisht për çdo situatë zyrtare.

4 hapat për të marrë përkthimin tuaj të licensuar në Paris

Kontakt fillestar

Na kontaktoni me telefon, e-mail ose mesazh për të diskutuar nevojat tuaja dhe llojin e dokumentit për përkthim të certifikuar në Paris.

.

Dërgimi i dokumenteve

Dërgoni dokumentet e skanuara me e-mail ose foto të qarta.
Dokumentet mund të dërgohen lehtësisht në adresën:
mirsaddurmishi.traduction@gmail.com

Procesi i përkthimit të shpejtë dhe të çertifikuar

Përkthimi realizohet nga përkthyes i licensuar shqip–frëngjisht,
në përputhje me kërkesat ligjore në fuqi në Francë dhe afatet e dakorduara.

Marrja e përkthimit

Përkthimi i certifikuar ju dorëzohet sipas preferencës suaj:
me e-mail (format PDF) ose me postë të regjistruar në Paris dhe Île-de-France.

Partner i besueshëm i institucioneve gjyqësore në Paris

Jemi krenarë që jemi partnerë të sistemit gjyqësor francez, duke ofruar shërbime përkthimi të licensuar të njohura nga gjykatat dhe institucionet zyrtare.

Përkthyes i Çertifikuar Shqip–Frëngjisht pranë Gjykatës së Apelit në Francë

Ofron përkthime të çertifikuara në shqip–frëngjisht për të gjitha llojet e dokumenteve shqiptare ose kosovare, të përputhshme me standardet ligjore në fuqi në Francë. Përkthimi kryhet nga një përkthyes i çertifikuar zyrtarisht pranë Gjykatës së Apelit/

Përkthimi i çertifikuar garanton saktësinë, vërtetësinë dhe vlefshmërinë ligjore të dokumenteve të huaja, duke qenë i domosdoshëm për procedura ligjore, administrative, akademike apo personale. Ai pranohet nga institucionet franceze dhe ndërkombëtare.

Shërbime të disponueshme në Francë, Shqipëri dhe Kosovë.

Për të marrë një ofertë ose informacion të personalizuar, mos hezitoni të na kontaktoni :

Përkthyes i certifikuar shqip–frëngjisht në Paris për dokumente zyrtare dhe ligjore

NA KONTAKTONI NË PARIS PËR PËRKTHIME TË LICENSUARA NË SHQIP–FRËNGJISHT

Për çdo kërkesë për përkthim të certifikuar shqip–frëngjisht në Paris,
mund të na kontaktoni drejtpërdrejt ose të plotësoni formularin më poshtë.
Ofron përkthime të sakta, të njohura ligjërisht dhe të pranuara nga autoritetet franceze në Paris dhe Île-de-France.

Dërgim i përkthimeve të certifikuara në Paris me postë të regjistruar ose me e-mail

Çmime të arsyeshme dhe oferta të personalizuara për çdo përkthim në Paris

Përkthime të njohura zyrtarisht në Paris, Francë, Shqipëri dhe Kosovë

Pyetje të shpeshta : Përkthim shqip–frëngjisht në Paris

Po. Përkthimet tona të certifikuara shqip–frëngjisht pranohen nga institucionet publike dhe administrative në Paris dhe në gjithë Francën. Këtu përfshihen prefekturat (p.sh. për leje qëndrimi, shtetësi, dokumente civile), gjykatat, noterët, universitetet, si dhe organizma të specializuar si OFPRA dhe CNDA për dosjet e azilit. Përkthimi i certifikuar përfshin vulë dhe nënshkrim zyrtar, dhe realizohet me standarde profesionale të larta, duke respektuar terminologjinë juridike dhe administrative që kërkohet në Francë.

Në Paris, kërkesat më të shpeshta lidhen me procedura administrative dhe juridike, ndaj përkthehen rregullisht: certifikata lindjeje, martese dhe divorci, dokumente identiteti (pasaportë, kartë identiteti), dokumente familjare, diploma dhe transkripte, vendime gjyqësore, kontrata, prokura dhe dokumente noteriale. Gjithashtu, për dosje azili ose emigracioni, shpesh kërkohen përkthime të dokumenteve mbështetëse (vendime, vërtetime, raporte). Nëse nuk jeni i sigurt cilat dokumente duhen, mjafton të na dërgoni listën ose kopjet dhe ju udhëzojmë sipas kërkesave të institucionit ku do t’i dorëzoni.

Afati standard është zakonisht 24–48 orë, në varësi të volumit (numri i faqeve) dhe llojit të dokumentit. Për dokumente të shkurtra (p.sh. certifikata civile), shpesh mund të përfundohet më shpejt. Në raste urgjente — si afate të shkurtra në prefekturë, gjykatë, OFPRA ose CNDA — ofrohet edhe përkthim ekspres, me prioritet në trajtim. Gjithmonë komunikojmë paraprakisht afatin real dhe mënyrën e dorëzimit, në mënyrë që të keni dokumentet gati në kohë për procedurën tuaj në Paris.

Po. Klientët në Paris i dërgojnë dokumentet shumë lehtë me e-mail ose WhatsApp, si skanim ose foto të qarta. Nuk ka nevojë për paraqitje fizike. Pas përfundimit, përkthimi i certifikuar dorëzohet sipas preferencës suaj:

•PDF me e-mail (i përshtatshëm për shumë procedura), dhe/ose

•version fizik me postë të regjistruar në Paris/Île-de-France, nëse institucioni kërkon dokument origjinal në letër.

Çdo dosje trajtohet me konfidencialitet të plotë, dhe përkthimi bëhet i saktë, besnik ndaj origjinalit dhe i përshtatur për përdorim zyrtar në Francë.

Kërkoni një përkthyes të licensuar shqip–frëngjisht në nji qytet tjeter ?

Zgjidhni qytetin tuaj për të zbuluar shërbimet lokale.

sqSQ